Armet kimike, dileme servilizimi!

arme copy copy copyArmet kimike, dileme servilizmi!E vetmja gje, e cila i ka bashkuar keto dite shume nga zerat e arsyeshem te ketij vendi, eshte mospritja e armeve apo lendeve kimike. Nuk i priti Norvegjia, te mendosh me ato hapesira pa fund dhe krejt te pabanuara; Belgjika, e disa syresh. Kurse Shqiperia me nje infrastrukture dhe hapesire modeste gjeografike, duket se pergatitet per pritjen e nje arsenali te frikshem armesh apo lendesh kimike, ku prej kohesh hamendesohet se jane zhvilluar bisedime qe s’kane qene asfare transparente per publikun. U desh nderhyrja e medias se huaj, qe shpjegonte sesi do te eliminoheshin armet kimike te Sirise dhe pastaj si ne reaksion zinxhir jane zbardhur te gjithe hapat e nje operacioni qe mund te quhet transkontinental. Asadi, njeriu qe i dhuroi pa fund viktima vendit te tij, Sirise, arriti te ndante turpshem edhe boten e qyteteruar, nje pjese e te ciles ka ngrohur paq duart ne zjarrin e vendit te vet. Ne kete tollovi, Rusia arriti t’ia zgjase sundimin nje satrapi, duke i ofruar dhe formula lehtesimi, mes tyre njeren qe kishte lidhje me eliminimin e armeve kimike. 
 
Duke u kthyer ne Shqiperi, ka qene e habitshme se ne bashkimin e zerave te arsyeshem, kane munguar shume prej figurave qe duhej te shpreheshin prej politikes. Kuptohet, s’duhet llogaritur ne asnje radhe zeri i politikaneve sot opozitare, pasi dihet mire se kushdo ne kete pozicion ne Shqiperi e ka shume komod te tregoje sesa kinse atdhetar eshte. Qe kjo çeshtje per nje shtet si Shqiperia eshte tejet e koklavitur - kete e kupton nga nje ekuacion qe po i shtohen ndryshoret rruges. Me shkoqur, te panjohurat lidhen nga qendrimi sesi duhet mbajtur marredhenia me SHBA-ne, aleatin strategjik; si i duhet manovruar ligjit, qe ndalon ne menyre te prere importimin e mbetjeve te rrezikshme per qellime asgjesimi apo te tjera; perballjen me Sigurine Kombetare, mbase nga te fundit per nga rendesia per politikanet, por aspak me e parendesishmja per vendin. Si per ironi, maxhoranca e sotme fitoi pike te shumta kur u pozicionua hapur kunder historive qe kishin lidhje me mbetjet, nje qendrim qe e shpalli qe ne opozite. Por, eshte e thjeshte te mbash qendrim ne role ku nuk ke pushtet ekzekutiv dhe, mesa duket qenka e paperballueshme ne pozita te tjera, siç po ndodhet sot me pushtetin e Rames. Te pakten nga lajmet, shteti shqiptar ka ceduar me kohe, sepse qe dite me pare se lajmi te perhapej ne Shqiperi, media nderkombetare e kish trajtuar problemin dhe, madje, ishte pak a shume edhe lajmi dhe shume elemente sesi do te zhvillohej i gjithe operacioni. Edhe kjo s’mbaron ketu, ngaqe ndersa lajmi vertetohej shume diplomatikisht nga ministri i Jashtem, ministrja e Mbrojtjes kishte dhene urdher te pastrohej impianti i Mjeksit, gje qe do te thoshte se gjerat kishin levizur ndryshe ne Shqiperi. Siç po shihet, ka mbetur vetem ambalazhi sesi e gjithe kjo pune qe lidhet me shkaterrimin e armeve do t’i shitet opinionit. Nje rruge dihet dhe ajo e ka nxjerre faqebardhe ish-kryeministrin Berisha: Respekti per Aleatin e madh, celebruesin e pavaresise se Kosoves apo ate qe tha pak me pare per SHBA-ne: Do jemi ne dite te mira dhe te keqija. Ky do te jete dhe asi i kryeministrit Rama. 
 
Nderkohe nje gje qe na ben disi butaforike, eshte se ne dokumentet nderkombetare Shqiperia mbahet si nje nga vendet qe i ka eliminuar lendet kimike. Gje, e cila, sipas nje grupi ushtarakesh te larte qe kane qene aktive keto dite ne sensibilizimin e opinionit, jo vetem nuk eshte e vertete, por eshte krejt e sajuar. Me 2007-en eshte pohuar se kemi asgjesuar arme kimike 16 tone dhe SHBA-te dhane 35 mln dollare. “Ne nuk kemi pasur arme kimike. Ishin lende helmuese luftarake, te tilla quhen ato qe kane disa cilesi qe bejne te mundur demtimin e njerezve, bimeve, kafsheve. Por nuk jane arme, me ato mbushen municionet. Armet kimike perbehen nga lende helmuese dhe mjetet e hedhjes se tyre, qe jane raketat, municione. Jane tjeter gje lendet kimike ne Qafe Molle dhe tjeter armet kimike. Ne nuk e meritojme ate qe kemi zene vendin e pare ne bote per lende kimike, qe shkruajne mediat e huaja”, thote nje nga ekspertet veterane te toksikologjise shqiptare, Qemal Poçi. 
 
Po atehere pse u fry e gjithe kjo histori? Shqiperia do duhet te sherbeje per magazinim apo edhe per eliminimin e tyre, apo thjesht si nje nga vendet e permendura ku edhe mund te kryhet si operacion. Nga ajo qe shkruan “Foreign Policy” çeshtja eshte perfunduar gati: Dy diplomate te Keshillit te Sigurimit deklaruan ne kushte anonimati se SHBA eshte gati drejt arritjes se marreveshjes me Shqiperine dhe se kane filluar dhe pershkrimet e puneve, sipas te cilave ne menyre te detajuar shpjegohet dergimi i laboratoreve te levizshem amerikane ne Shqiperi per shkaterrimin e gazrave helmues te Sirise. Kjo i shkon paq pergatitjes se Mjeksit, pra gatishmerise sone shteterore. Por pse e tepron valle Shqiperia ne dashurine e vet ndaj SHBA-se? Thjesht mirenjohja, faktin e provuar se politika shqiptare ka nevoje ende per patericen e SHBA-se apo se jemi te detyruar? Koha ka treguar se politikanet shqiptare e duan mbeshtetjen e SHBA-se me shume per kapitalin e tyre dhe para kesaj nuk llogarisin asgje. Ne rastin e ujgureve as nuk u kerkua nje konsultim i gjere dhe kjo ndodhi dhe ne rastin e dhjetera muxhahedineve nga Iraku, qe gjenden sot ne vend. 
 
Ne te dy rastet, si dy pika uji, erdhen zyrtare amerikane qe falenderuar shtetin, dhe ne media u shit si e tille, nderkohe fakti ishte se vizitat ‘e papritura’ te tyre ishin per te rakorduar. Nje prove e gatishmerise se tepruar te shqiptareve eshte ajo qe gjendej ne kabllogramet, qe u botuan nga “New York Time”, sipas te cilave Shqiperia pasi kishte pranuar 5 ujguret ne vitin 2006, Berisha ofroi gatishmerine e tij per te strehuar te denuar te tjere, por vetem te mos ishin kineze, ne 2009-en. Ate kohe, diplomatet amerikane e pershkruan kete oferte “si te mire, por te ekzagjeruar”. “Si gjithnje, shqiptaret duan te bejne me shume se sa duhet, te shkojne pertej, vetem per te ndihmuar ne nje prej prioriteteve te politikes tone te jashtme”, - thuhej atehere ne mesazhin e diplomateve amerikane. 
Me pak fjale, duke u kthyer edhe njehere ne çeshtjen tone: Nje vend qe nuk e ka infrastrukturen e nevojshme, si mund te marre persiper te beje nje aksion qe i kalon mundesite e saj?! Ç’do te behet me toksinat qe do dalin, njerezit qe do merren, ata qe do e ruajne dhe fjalen se nuk do merreshim me mbetje... Ah, por edhe per kete ne bashkohemi: Ne mund te bejme gjithçka, thjesht te jemi dashamiret me te medhenj te amerikaneve!

Comments

Popular posts from this blog

Shqiptaret ne Amerike, kush deshtoi dhe kush po ben sukses

Liberta Spahiu – Profil

R.I.P. Monica Spear (Miss Venezuela 2004)