17- vjeçarja denoncon vjehrrin:Më përdhunoi ndërsa burri po bënte dru në mal ..

mber, 2013 No Comment
Një denoncim tronditës është bërë në Komisariatin e Devollit nga një 17 vjeçare, e cila ka akuzuar vjehrrin e saj 44-vjeçar se e ka përdhunuar në kohën kur i shoqi ndodhej për dru në mal. Nusja e re, e cila ishte martuar në prill të këtij viti me djalin e Gjergj Begollit, ka akuzuar këtë të fundit se e ka përdhunuar mbrëmjen e së shtunës. Mësohet se ajo ka lënë një letër për bashkëshortin 19- vjeç, duke i thënë se nuk e duronte dot turpin dhe është larguar nga fshati i të shoqit. “Unë po largohem sepse babai yt më ka përdhunuar. Rrobat m’i ço te tezja ime në Poçarë. Nuk mund të qëndroj më atje. Ajo që ndodhi ishte e turpshme dhe unë nuk e përballoj dot”, citohet 17- vjeçarja në gazetën Panorama. Gjergj Begolli është tronditur kur ka parë forcat e policisë në shtëpinë e tij, duke e mohuar se ka ndodhur një gjë e tillë me nusen e djalit të vetëm. Edhe vetë nusja e tij është shprehur se ngjarja është stisur nga e reja dhe se policia duhet të zbulojë arsyet.

Comments

Popular posts from this blog

Shqiptaret ne Amerike, kush deshtoi dhe kush po ben sukses

Liberta Spahiu – Profil

R.I.P. Monica Spear (Miss Venezuela 2004)