Yoga-shtëpia


Yoga-shtëpia
Kuptimi i fjalës yoga është bashkim, bashkimi i trupit me mendjen dhe i shpirtit me energjinë universale. Praktikimi i yogas kërkon përqëndrim, një jetë të shëndetshme dhe në natyrë. Harmonisë së hapësirës i përgigjet mirëqenia e atij që jeton në të.

Nëse shtëpia ku jetojmë respekton parimet kozmike dhe energjitë që rregullojnë universin, atëherë ajo bëhet pjesë e strukturës universale dhe ne bashkë me të.

Të paktën kështu thotë Vastu Vidya, shkenca e të jetuarit. Pikërisht prej saj është frymëzuar edhe yoga-shtëpia, e ideuar nga dizajnerët e kompanisë “Unë Jetoj Bio” në Itali, të cilët e kanë prezantuar në Yoga Festival që po zhvillohet në Milano.



Harmonizimi i një banese me energjinë universale do të thotë edhe të zgjedhësh materiale që respektojnë ambjentin. Yoga-shtëpia zbaton parimet e bioarkitekturës dhe është realizuar me materiale natyrore, në përputhje me ekosistemin. Ajo përfaqëson ndërthurjen mes ekosistemit dhe praktikës së yogas në një hapësirë shtëpiake.



Comments

Popular posts from this blog

Shqiptaret ne Amerike, kush deshtoi dhe kush po ben sukses

Liberta Spahiu – Profil

R.I.P. Monica Spear (Miss Venezuela 2004)