The Killers: Koncertet po na shkatërrojnë

Ky rrëfim duket të ketë ardhur pas kuintave në një koncert të fundit të grupit në Shangai. Pikërisht në këtë koncert bateristi i grupit refuzoi të merrte pjesë, ndërsa arsyeja e dhënë për këtë mungesë duket të ishte “motive personale”, një arsye që ka bërë që rreth grupit theshethemet të “shpërthejnë”.
“Jemi shumë të stresuar. Ndiej se nuk do të mund të shkojmë gjatë kështu. Shumë mund të çuditen pse ne ankohemi, por na kanë ardhur në majë të hundës këto lëvizje nëpër Botë”, ka thënë Dave Keuning.
Kitarsiti ka shtuar se shumë njerëz mund t’i gjykojnë për këto deklarata, por nëse nuk e ke provuar, nuk mundesh të kuptosh lodhjen dhe stresin që grupi po kalon.
Muzikantët e hitit të famshëm “Human” ndoshta në vijim do të duhet të interpretojnë pa bateristin e grupit, i cili mendohet të lërë bandën për këto arsye.
Ndërkaq, fansat kanë nisur të komentojnë se nëse ai do të lërë grupin, asgjë nuk do të jetë si më parë për The Killers.
Comments
Post a Comment