Reportazhi i Dwelle: Në Lazarat ose …. “Amsterdami i armatosur”

Familja Dushku, prej 10 vjetesh e ka biznes familjar kultivimin dhe shitjen e marihuanës, e kjo kërkon punë shumë mund.
Eshtë punë e lodhshme, fillon nga Marsi deri në dhjetor pasi punojmë tokën e mbjellim, ujisim një ditë po, një jo, korrim, thajmë e grijmë pastaj e nxjerim në treg”= shprehet një kultivuese.
Megjithate me nje cmimin prej 300 Euro për kg, këta banorë fitojnë 6 herë më shumë se në punët tjera. Ata thonë se pa këtë punë, nuk do të mund ta siguronin as bukën e gojës.
“Atje nga vijmë s’ka lekë po të mos e kishim këtë punë, do vdisnim”- thotë një grua tjetër.
Ndersa për gazetarët vendas hyrja në Lazarat është nje mision gati i pamundur ose me pasoja të mëdha.
“Ka të tillë që kanë hyrë e kanë dalë të plagosur, ka edhe të nga ata që s`janë kthyer më”- thotë një reporter.
Sipas televizionit gjerman fshati ku nuk ka arrestime për veprimtaritë e këtij lloji kultivon 900 tonë marihuanë për vit një sasi qe sjell 4.5 miliardë euro te ardhura në vit. Reporteret thone se autoritet kanë verbuar sytë jo si shkak i pamundësisë për nderhyrje, por dyshohet se kanë përfitime, nga malli qe shitet në Greqi, Itali e Gjermani. Pamjet e para nga lart që u moren në këtë zonë, janë ato të siguara falë këtyre aeropolanëve të Guardia di Finanzza.
Comments
Post a Comment