McCartney “ribashkon” Kate Moss dhe Johny Depp

Aktori dhe modelja, që kanë ndarë një lidhje së bashku për 4 vite, nga 1994 deri në vitin 1998, që prej asaj kohe nuk ishin shfaqur kurrë bashkë në publik, madje ishin kujdesur që të shmangnin “rastësitë” e tilla.
Këngëtari 71-vjeçar falenderoi dy miqtë e tij për praninë.
“Ata janë miqtë e mi dhe të vajzës time Stella dhe unë jam me fat që ata pranuan të dilnin në foto bashkë”, tha McCartney.


Depp dhe Moss shfaqen së bashku për pak sekonda në klipin promocional të këngës së fundit të Paul, “Queenie Eye”.
Comments
Post a Comment