Laetitia Casta, nudo në xhami

Videoja konsiderohet “erotike”, pasi imazhet sugjerojnë se interpretuesja femërore është nudo dhe për rrjedhojë është hequr nga ekspozita.
Pavarësisht se xhamia e Alaca Imaret nuk është një objekt kulti prej 100 vjetësh, disa eksponentë të Shoqatës Islamike për Arsimim dhe Kulturë e kanë kritikuar ashpër pranin ë e veprës brenda saj.
Filmimi i regjisorit francez Ange Leccia, i titulluar “Nimfea”, interpretohet nga modelja e njohur Laetitia Casta dhe është projektuar në një mur të tempullit antik mysliman.
Në video, Casta, të cilës i duken vetëm shpatullat nudo, personifikon një nimfë që noton e qetë në ujërat e një lumi.

Shoqata islamike ka protestuar duke e cilësuar të papërshtatshëm projektimin dhe kryetari i bashkisë së Selanikut, Yiannis Butaris i ka kërkuar përgjegjësve të Bienales që ta transferojnë atë diku tjetër.
Kjo, edhe për faktin se shumë turistë turq që mbërritën javën e kaluar në Selanik për festën fetare Eid al-Adha u irrituan pasi panë xhaminë.

Comments
Post a Comment