Jennifer Lopez ndahet nga i dashuri

Jennifer Lopez ndahet nga i dashuri Jennifer Lopez është ndarë nga Casper Smart pas dy vitesh lidhjeje. Cifti me diferencë të madhe në moshë i ka dhënë fund romancës “pas debateve të forta” mes tyre.

Sipas revistës ‘Star’, këngëtarja 44-vjeçare e ka përzënë nga shtëpia balerinin 26-vjeçar, ndërsa media të tjera publikojnë se çifti nuk është ndarë, por do të ndahet së shpejti.

“Gjërat nuk po shkojnë mirë për momentin. Është e qartë që ata janë të acaruar me njëri-tjetrin”, tha një burim tjetër për ‘E!’.

Jennifer Lopez u lidh me Casper Smart vetëm 3 muaj pas ndarjes nga ish-bashkëshorti Marc Anthony në vitin 2011.

Comments

Popular posts from this blog

Shqiptaret ne Amerike, kush deshtoi dhe kush po ben sukses

Liberta Spahiu – Profil

R.I.P. Monica Spear (Miss Venezuela 2004)