Jamie Foxx: Nuk jam lidhur me Katie

Jamie Foxx: Nuk jam lidhur me Katie Jamie Foxx ka mohuar kategorikisht se është lidhur me Katie Holmes, ish-bashkëshorten e Tom Cruise. Zërat kishin dalë pasi aktori është parë gjatë verës duke kërcyer me Katie gjatë një mbrëmjeje bamirësie.

45-vjeçari theksoi: “Zërat janë 100% të pavërteta. Në fakt, më vjen për të qeshur pasi nuk po kërcenim vetëm ne në atë mbrëmje.”

Foxx shtoi se Tom Cruise është një nga shokët e tij më të mirë dhe kjo është një arsye më shumë për të mos u lidhur me Kate.

Aktualisht, aktori që interpreton presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në filmin ‘White House Down’, po xhiron skenat e filmit ‘Annie’ në Nju Jork.

Comments

Popular posts from this blog

Shqiptaret ne Amerike, kush deshtoi dhe kush po ben sukses

Liberta Spahiu – Profil

R.I.P. Monica Spear (Miss Venezuela 2004)