Humbet 4 mijë euro, i gjen pas 1 muaji

Shuma e konsiderueshme e parave është gjetur në fillim të muajit shtator. Me të marrë denoncimin, policia italiane nisi hetimet për gjetjen e pronarit të këtyre parave. Falë kamerave të sigurisë u zbulua se tufa e kartmonedhave i përkiste një emigranti me leje të rregullt qëndrimi.
Emigranti, i cili pikërisht në ditën që kishte humbur paratë ishte nisur për në vendlindjen e tij, në momentin që u rikthye në vendin e punës rimori paratë e tij, por pasi iu kërkua që të vishej në të njëjtën mënyrë si ishte veshur ditën kur i humbi ato.
Gjatë dëshmisë së dhënë në polici, ai tha se kishte ndaluar në supermarket pak orë para nisjes për në vendlindje, për të blerë një Nutella, që nuk gjendet në vendin e tij. Sigurisht, nëse nuk do të kishte rimarrë mbrapsht paratë e humbura, Nutella e blerë prej tij do të ishte çokollata më e shtrenjtë në histori.
Comments
Post a Comment