Gruaja e Raul Bovës kundërsulmon

“Kam lexuar me keqardhje fjalët e Raulit në intervistën ku njoftoi ndarjen tonë. Për 16 vite nuk kemi folur kurrë për jetën tonë private në shtyp dhe këtë gjë e kemi bërë për të mbrojtur fëmijët tanë. Por, duket qartë që gjërat kanë ndryshuar.”
Këto deklarata Chiara Giordano i ka lëshuar për revistën ‘Chi’.
“Mosmarrëveshjet mes meje dhe Raulit kanë nisur dy vite më parë, gjatë mungesës së tij të gjatë (po xhironte një film në Greqi). Me kalimin e kohës gjërat u përkeqësuan. Mendoj se ndarja duhej bërë në heshtje, kështu do i ndihmonim më shumë fëmijët tanë”, thekson Giordano.
‘Chi’ ka publikuar edhe foto të Raul Bovës në Madrid me partneren e tij të re, aktoren spanjolle Rocio Munoz Morales, të cilën e ka njohur pikërisht dy vite më parë në sheshxhirimin e filmit ‘Immaturi’.
Vetë Raul Bova e ka pranuar lidhjen e re, por ka mohuar kategorikisht që Rocio të ketë qenë shkaku i ndarjes nga gruaja.
Comments
Post a Comment