Fassbender në kërkim të vajzës së duhur

Në një intervistë për revistën ‘GQ’, Michael deklaroi: “Kam shumë sukses kur hyj në biseda me femrat. Papritmas seksi i kundërt tërhiqet më shumë prej meje. Tre vite më parë më largoheshin sapo nxirrja nga goja dy fjali. Gjërat kanë ndryshuar.”
Pavarësisht suksesit me zonjushat, Michael është në kërkim të një partnereje të veçantë, me të cilën të “mbledhë mendjen”.
“Marrëdhënia më e gjatë që kam pasur ka qenë 2 vjet dhe po pres që kjo gjë të ndryshojë”, tha 36-vjeçari.
Comments
Post a Comment