Doni të dobësoheni? Vazhdoni me çokollatën

Sipas një sondazhi në Britaninë e Madhe, 86% e personave të cilët gjatë dietës vazhdonin të hanin çokollatë njësoj si më parë, kishin humbur në peshë aq sa donin.
Janet Aylott, një eksperte ushqimi, thotë: “Kërkime të shumta kanë vërtetuar se dietat që fokusohen në eliminimin e ushqimeve të caktuara nuk funksionojnë. Celësi i suksesit është të hash nga pak gjithçka që të pëlqen.”
Studime të mëparshme kanë dalë në përfundimin se personat të cilët janë në dietë dhe eliminojnë 100% çokollatën apo biskotat, i kompensojnë ato duke ngrënë më shumë ushqime të tjera.
Comments
Post a Comment