“50 Hijet e Greit”, tërhiqet Charlie Hunnam

“50 Hijet e Greit”, tërhiqet Charlie Hunnam Aktori Charlie Hunnam është tërhequr nga xhirimet e filmit “50 Hijet e Greit”.

Sipas thashethemeve, arsyeja e largimit të tij mësohet të jenë impenjimet e shumta televizive që ai ka, por kjo arsye duket të mos jetë aspak bindëse për shtypin.

Kalvari i gjatë për realizimin e filmit “50 Hijet e Greit’ duket të jetë i pafund. Fillmisht u desh një vit për të bindur dy protagonistët e filmit që të ishin pjesë e tij e kur tanimë më në fund janë bërë të njohur dy emrat, Hunnam tërhiqet.

Sipas komunikatës për shtyp, regjisori i filmit dhe aktori Hunnam kanë rënë dakord që të zgjedhin një tjetër emër për të interpretuar në film, ndërsa ka zëra se arsyeja e vërtetë për të cilën mendohet të ketë lënë setin e xhirimit janë skenat provokuese të cilat do të duhet të xhirojë.

Ndërkaq, audicionet për rolin priten të nisin pas dy javësh për të gjetur aktorin tjetër që do të mund të interpretojë Christian Grein. Ajo që dihet me siguri është fakti se aktorë të shumtë në botën e Hollivudit kanë shfaqur interes të luajnë këtë film, libri i të cilit është lexuar nga miliona persona në gjithë Botën.

Comments

Popular posts from this blog

Shqiptaret ne Amerike, kush deshtoi dhe kush po ben sukses

Liberta Spahiu – Profil

R.I.P. Monica Spear (Miss Venezuela 2004)