Njeriu Që Zotëron Gati Gjysmën E Botës! (video)
Hamad bin Jassim al-Thani
Shpenzon nga 20 deri në 30 miliardë dollarë çdo vit për të blerë
ndërmarrje, shtëpi, toka në të gjitha kontinentet. Në 7 vjet ka
akumuluar një pasuri prej 627 miliardë dollarësh
Këshilla e parë që merr kur zbret në Doha, në Katar, është se “të gjitha
rrugët të çojnë në pallatin e prej mermeri të bardhë të sheikut HBj”.
HBj është shkurtimi i Hamad bin Jassin bin Jabr al-Thani, 53 vjeç, me dy
gra, 15 fëmijë, dhe një pasuri personale prej 3 miliardë dollarësh.
Është kushëriri i emirit Khalifa, prej 20 vjetësh ministër i Jashtëm dhe
prej vitit 2007 edhe Kryeministër. Por mbi të gjitha është
administratori i deleguar i “Qatar investement authority” (QIA), fondi
sovran i emiratit të vogël, por në vend të dytë për të ardhurat më të
larta për person pas Lihtenshtenjit. E gjithë kjo pasuri rrjedh nga
nafta (1.4 milionë fuçi në ditë që priten të ezaurohen pas 57 vjetësh)
dhe mbi të gjitha nga gazi i lëngshëm (77 milionë tonë në vit, 28 për
qind e prodhimit botëror, në ezaurim pas 300 vjetësh).
Jo më kot gojët e liga thonë: “Emiri Khalifa qeveris, sheiku Hamid është
padroni i gjithçkaje”. Në emiratin e tij, i rrethuar nga dhjetëra
truproja sheikut nuk mund t’i afrohet askush. Thonë se punon nga 12 deri
në 15 orë në ditë. Në këto kohë është shumë i zënë për të zgjidhur
çështjen siriane, pasi pati një rol aktiv në pranverën arabe falë një
tjetër instrumenti në duart e tij: televizioni “Al Jazeera”. Sheiku
Hamad kalon shumë orë çdo mëngjes me Ahamd Mohammed al-Sayed, të riun
35-vjeçar, administrator i deleguar i “Qatar Holding”, i diplomuar në
ekonomi dhe me master të Doha, Boston, Londër dhe Paris.
I besuari i tij, Al-Sayed, ka për detyrë t’i bëjë një sërë propozimesh
për të shfrytëzuar mundësitë e shkëlqyera në botë, sidomos tani që kriza
ekonomike dhe financiare në Europë dhe SHBA ka bërë që çmimet e shitjes
të bien shumë. Jashtë Katarit, Kryeministri-pronar vesh kostume super
të shtrenjta të qepura nga rrobaqepësit më të mirë londinezë apo
italianë. Fondi sovran i Katarit që aktualisht administron pasurinë që
vërtitet te rreth 135 miliardë dollarët, ka në buxhet çdo vit nga 20
deri në 30 miliardë dollarë për t’i shpenzuar nëpër botë në
pjesëmarrjet e ndryshme, firmat më të mëdha të modës, hotelet luksoze
ndërmarrjet industriale, institucionet financiare, infrastruktura,
pasuritë e paluajtshme, ar dhe mbi të gjitha mijëra hektarë toke në Azi
dhe Afrikë, ishuj të virgjër për t’u shndërruar në hotele me 7 yje, por
dhe lëndë të para për t’u shitur në bursën e Çikagos.
Në klasifikimin e bërë nga “SovereignWealth Found Institute”, me seli në
Las Vegas “Qia” renditet e 12-ta për të mirat materiale që posedon edhe
pse larg fondit sovran i Abu Dhabit (ADIA) që ka një pasuri prej 627
miliardë dollarësh dhe është investitori i dytë institucional në botë
pasBankës së Japonisë. Por nëse ADIA është aktive nga viti 1976, fondi i
Katarit u themelua vetëm në vitin 2005 dhe është konsideruar si më
agresivi. Megjithatë, të depërtosh në brendësi për të parës e si
funksionin Qia është thuajse e pamundur. Por sekreti mund të superohet
duke pyetur disa ekspertë financiarë që punojnë në “CitY’ në Londër, në
Zyrih dhe Gjirin Persik. Surpriza e parë është se Qia ka një konsulent
financiar shumë prestigjioz: Credit Suisse.
Në këtë bankë, fondi i Gjirit ka investuar më shumë se 3.1 miliardë
dollarë në 2011-n, dhe në shkurt të këtij viti bleu selinë londineze.
Bankierët e “Credit Suisse” janë marrë edhe me blerjen e 10 për qind të
“Porche Holding” dhe 17 për qind të “Volkswagen”, për një shumë prej 10
miliardë dollarësh, investimi më i madh i realizuar ndonjëherë nga një
fond sovran në Gjermani. Po “Credit Suisse” veproi si konsulent për
veprimin e bërë në Londër në maj të 2010-s, kur Qia, për 2.2 miliardë
dollarë u bë 100 për qind padrone e magazinave “Harrods”. Sipas burimeve
londineze, ambicia e Katarit është shndërrimi i kësaj marke në një
zinxhir hotelesh luksoze.
Greqia është gjithashtu në listën e “gjuetisë” për ishujt e saj: i pari
që përfundoi mes thesareve të Katarit është ishulli i mrekullueshëm i
Oxia-s, në detin Jon, i paguar 5 milionë euro, i pabanuar dhe shumë afër
Itakës. Londra tërheq për tregun e saj imobiliar. Shard, grataçiela
72-katëshe më e larta në Europë, fshati olimpik, “One Hyde Park”, lagjja
e apartamenteve më të shtrenjta në botë, “Chelsesa barraks”, Canary
Wharf: gjithçka ka përfunduar plotësisht apo pjesërisht në fondet
katariane, pas blerjeve të fundit të 20 për qind të “London Stock
exhange” dhe 20 për qind të zinxhirëve të shpërndarjes “Sainsbury’s”.
Franca ka përfunduar në syrin e familjes mbretërore të Dohas përmes një
tjetër mjeti investimi: “Qatar Diar”, që në fillim të qershorit derdhi
623.2 milionë dollarë për një kompleks luksoz në Champ Elysee. Por
“marrëzitë” nuk përfundojnë këtu. Sheiku Hamad nuk shqetësohet shumë për
polemikat. Në kokën e tij prej kohësh zien ideja që ndoshta do të
realizohet shumë shpejt: të blejë shtëpinë e ankandeve “Christie’s” që
do të ketë lidhje me muzeun e Doha-s, aktualisht në ristrukturim që ka
një nevojë të dëshpëruar për kryevepra të muzikës moderne dhe antike.
Sheiku
Hamad bin Jassim al-Thani, 53 vjeç, Kryeministër dhe ministër i Jashtëm i
Katarit është administratori i deleguar i “Qatar Investement
authority”. Pasuria e tij personale është 3 miliardë dollarë
Perandoria
Qia ka blerë “One Hyde park”, lagjen e apartamenteve më të shtrenjta në
botë; ishullin e Oxia-s afër Itakës, një pjesë të “Valentino Fashion”,
magazinat angleze “Harrods” dhe një pjesë të fshatit olimpik
Rezervat e gazit
25 trilionë metra kub, më shumë se 15 për qind e rezervave botërore
(prodhuesi i tretë pas Rusisë dhe Iranit), ka rezerva për 300 vjet
Papunësia
Në vitin 2007 papunësia ishte në shifrat 0.7 për qind, në vitin 2012 kjo
shifër shkoi në 0.4 për qind. Emirati i vogël është i dyti në botë për
të ardhurat për person.
Comments
Post a Comment