Nga "Veriu" në "Jug" të gjithë në rradhë për iPhone 5s dhe 5c [Foto Galeri]

Pasi i shumëprituri iPhone 5s doli sot në treg, në New York, klientët u vunë në radhë përreth të gjatë për të hyrë në dyqanin e Apple në Fifth Avenue. Në Monako rreth 2000 persona mbanin radhë për të blerë iPhone, ndërsa në Pekin u panë rreth 50 vetë sepse blerjet në këtë vend u bënë me prenotim online.


Versioni i florinjtë i telefonit përfundoi qysh në orët e para të mëngjesit në Londër, ndërsa në
Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ajo ngjyrë do të dalë në treg vetëm në muajin tetor. Kjo është hera e parë që Apple e hedh produktin e saj në shitje në Kinë, në të njëjtën ditë si në vendet e tjera, duke braktisur vonesën tre mujore, me synim afrimin e sa më shumë klientëve në mbarë botën /noa.al

Comments

Popular posts from this blog

Liberta Spahiu – Profil

Adoleshentja kineze me gjo ksin me te madh origjinal ne bote..

Shqiptaret ne Amerike, kush deshtoi dhe kush po ben sukses