iPhone 5s vs iPhone 5 vs Lumia 1020 vs HTC One vs Galaxy S4: sfida e Fotokamerës

Me kalimin e viteve, fotokamerave e telefonave sa bëhet gjithmonë e më e mirë, dhe mjaft e domosdoshme për kërkesat tona. Diferenca me fotokamerat e mëparshme, është me të vërtetë e madhe, dhe tani njerëzit bëjmë më shumë fotografi me anë të një smartphone se sa me një aparat fotografik profesional. Ja një galeri fotgrafike për të krahasuar fotokamerën e smartphone-ve më të mirë në treg. Cili do të fitojë?

Në imazhet e mëposhtme shfaqen disa imazhe, në situata të ndryshme, për të treguar karakteristikat e fotokamerave. Sfida është midis: iPhone 5s, iPhone 5, Nokia Lumia 1020, Htc One dhe Samsung Galaxy S4. Në disa skena, siç pritet, Nokia Lumia 1020 falë fotokamerës 41 Megapixel arrin të kapë më shumë detaje. HTC One prodhon imazhe me rezolucion shumë të ulët. Ndërsa iPhone 5s dhe Galaxy S4 bëjnë të dy foto me kualitet, ndoshta i pari pak më mirë për sa i përket ekspozimit.

Dinamikë
Në këto imazhe synohet një testim i kapacitetit për të kapur në të njëjtën foto elementë me shumë ndriçim, afër elemetëve të tjerë më të errët. Siç mund ta shihni, fotoja e bërë me HTC One humb shumë detaje rrugës ku ndriçon dielli. Lumia 1020 ka një ekspozim më të rrafshët në krahasim me të tjerët, që i lejon të mbledhë më shumë detaje. iPhone 5s ia del me sukses si në pjesët e errëta si në ato më të ndriçuara, edhe iPhone 5, por ka pak më shumë kontrast.

Test dhe ngjyra
Shumë fotokamera kanë një ngjyrë të kuqe më të ndezur për t'i bërë imazhet më të gjalla. Në fotot e mëposhtme, pothuajse të gjithë smartphone-t nuk arrijnë të riprodhojnë ngjyrat reale.

Pak dritë
Në fotot natën, Nokia Lumia 1020 bën një punë shumë të mirë, ndërsa fotokamerat e tjera humbasin disa detaje, sidomos HTC One. Galaxy S4 ka një imazh shumë të mprehtë por me shumë mundësi software aplikon disa efekte. iPhone 5s prodhon një imazh të kënshëm duke konsideruar burimet me dritë mikse.

Detaje dhe ngjyra
Një tjetër skenë shumë e vështirë për të fotografuar për shkak të detajeve të elementëve në plan të parë dhe në sfond. HTC One edhe një herë tjetër e bën qiellin e bardhë. Galaxy S4 bën një foto të mirë edhe pse me pak tendencë nga ngjyra jeshile, pak a shumë të ngjashme me iPhone 5s. Ndërsa Lumia1020, kap pak më shumë detaje.

Comments

Popular posts from this blog

Liberta Spahiu – Profil

Adoleshentja kineze me gjo ksin me te madh origjinal ne bote..

Shqiptaret ne Amerike, kush deshtoi dhe kush po ben sukses