iFixit çmonton krejtësisht iPhone 5s! [Foto]

Edhe pse iPhone 5s është i disponueshëm vetëm në dhjetë shtete, iFixit nuk ka humbur kohë dhe e ka çmontuar krejtësisht. Tani mund të shikoni se si është i bërë nga brenda iPhone 5s. Elementi i parë që vëmë re, që e dallon iPhone 5s nga pajisjet e tjera, është sensori për shenjat e gishtave Touch ID, që Apple ka integruar në butonin Home.


iFixit pohon se bëhet fjalë për një chip CMOS, në thelb i përbërë nga një grup kondensatorësh shumë të vegjël që punojnë sëbashku për të krijuar imazhin e valëve në gishtin tuaj. Teknologjia e sensorit është AuthenTec, dhe është i veshur nga një shtresë safiri.

Vazhdojmë më tej për të parë zemrën e këtij iPhone 5s, një procesor të ri A7. Konfirmohen të gjitha karakteristikat që kemi përmendur edhe ne në artikujt e mëparshëm.

Dhe si përfundim, kamera iSight. Siç mund ta dini, Apple ka zgjedhur të mbajë një fotokamera me 8 megapixel, por ka përmirësuar çdo aspekt tjetër të fotokamerës: me tepër sipërfaqe për sensorin dhe përmirësime në hapje.

Comments

Popular posts from this blog

Liberta Spahiu – Profil

Adoleshentja kineze me gjo ksin me te madh origjinal ne bote..

Shqiptaret ne Amerike, kush deshtoi dhe kush po ben sukses