SHBA, rrëzohet avioni në San Francisko

Përplasja ka ndodhur pasi komandanti i avionit kishte sinjalizuar nevojën për një ulje urgjente, bëjnë të ditur burime nga shtypi amerikan, sipas të cilave avioni vinte nga Taipei.
Nga ky aksident kanë humbur jetën 2 persona dhe janë plagosur 182 të tjerë, 49 prej të cilëve në gjendje të rëndë. Në bordin e avionit ka pasur 291 pasagjerë (141 kinezë, 77 koreano-jugorë dhe 61 amerikanë) dhe 16 pjesëtarë të ekuipazhit.
David Eun, një ekspert i mediave dixhitale ka shkruar në Twitter: “Flakë dhe skuadra shpëtimi gjithandej. Po evakuojnë të plagosurit. Nuk ndihesha kështu që prej 11 shtatorit”. Ka qenë pikërisht Eun që ka publikuar foton e parë të avionit pa bishtin e tij.


Shumica e pasagjerëve duket mirë. Unë jam në rregull”, ka qenë një tjetër mesazh i publikuar po në Twitter nga një pasagjer i identifikuar me emrin Joe Passantino.
Comments
Post a Comment