Shayk: Më pëlqen të stërvitem

Shayk: Më pëlqen të stërvitem
Irina Shayk është një nga modelet më të famshme të momentit dhe në një intervistë për versionin rus të revistës ‘GQ’ e dashura e Cristiano Ronaldos ka zbuluar sekretin e formave të saj të admirueshme trupore. 

“Më pëlqen shumë të stërvitem. Adhuroj të vrapoj, por e kam të vështirë të mbaj regjimin kur jam duke udhëtuar sepse më pëlqen shumë edhe të ha”, deklaroi 27-vjeçarja.

Së shpejti Irina Shayk do të nisë edhe karrierën e saj si aktore. Rusja ka nënshkruar një kontratë për të interpretuar në filmin ‘Hercules: The Thracian Wars’. Ajo do të luajë rolin e bashkëshortes së Herkulit, i cili do të interpretohet nga Dwayne Johnson.

“Mezi po pres të nisin xhirimet. Gjithsesi, bëhet fjalë për një rol të vogël”, deklaroi Shayk.

Comments

Popular posts from this blog

Shqiptaret ne Amerike, kush deshtoi dhe kush po ben sukses

Liberta Spahiu – Profil

R.I.P. Monica Spear (Miss Venezuela 2004)