Rita Ora, refugjatja me kontribut

Këngëtarja me origjinë shqiptare Rita Ora, e cila banon në Londër, është një nga refugjatët e kohëve të fundit që ka dhënë një kontribut të konsiderueshëm në jetën britanike. 

Ky fakt del dhe vlerësohet pas një sondazhi të kryer në Britani në lidhje me kontributin e refugjatëve në kulturën dhe trashëgiminë britanike. Sipas sondazhit ‘The Britain Thinks’, ku janë anketuar rreth 2000 vetë dhe që koinçidon me lançimin e javës së refugjatëve për këtë vit, Rita Ora, e cila menaxhohet nga reperi me famë botërore Jay-Z, ka ardhur në Londër në fillim të viteve ’90, kur ajo ishte afro 1 vjeç.

Rita Ora është emri i saj artistik, pasi mbiemri i vërtetë është Sahatçiu dhe Top-Cannnel ka mësuar se me origjinë të largët ajo është nga Shkodra, ndërkohë që vetë ka lindur në Prishtinë. Shumica dërrmuese e të anketurve, rreth 94%, besojnë se historia e plotë e Britanisë përfshin edhe rolin që ka luajtur Britania për mbrojtjen e refugjatëve. Kryetari i aktivitetit “Java e Refugjatëve”, Maurice Ëren, thotë se “sondazhi flet për kontributin e vlefshëm që kanë dhënë refugjatët për historinë dhe trashëgiminë britanike, duke sjellë me vete një talent të jashtëzakonshëm, aftësi dhe njohuri dhe duke e shndërruar Britaninë në atë vend që është sot, pikërisht në një vend të pasur, divers dhe tërë gjallëri.”

Rita Ora u bë e njohur veçanërisht për publikun shqiptar përmes intervistës së saj të dhënë Top-Channel përpara më shumë se një viti, intervista e saj e parë dhënë një medie shqiptare. Rita Ora është sot një emër mjaft i madh i muzikës britanike dhe nuk ka ditë që të mos jetë e pranishme në median e shkruar apo atë online. Rita Ora tërë krenari nuk lë rast pa përmendur origjinën e saj shqiptare, madje edhe në festivalin e fundit muzikor me famë botërore, atë të Glastonbury-it përpara disa ditësh, transmetuar në mbarë botën, ajo në sfond kishte një tabelë rrugësh ku lexohej fjala Prishtinë. 

Comments

Popular posts from this blog

Shqiptaret ne Amerike, kush deshtoi dhe kush po ben sukses

Liberta Spahiu – Profil

R.I.P. Monica Spear (Miss Venezuela 2004)