Rita Ora prezanton të dashurin DJ

Për këtë lidhje të re këngëtarja ka folur së fundmi edhe në revistën birtanike ‘GQ’, ku ajo ishte në kopertinën e korrikut. Sipas Ritës, ende nuk bëhet fjalë për një lidhje të mirëfilltë, pasi ajo është “rrugës” duke rënë në dashuri.
Edhe pse 22-vjeçarja bionde thotë se lidhja e saj me DJ-n është ende herët për të qenë dashuri, ajo pranon se ka ndjenja për të dhe se ato po bëhen më të fuqishme çdo ditë. “Është herët. Nuk jam e dashuruar, por përfundimisht jam duke rënë”, ka thënë Rita për ‘GQ’.
Comments
Post a Comment