Përfundon dashuria Barbara-Pato

Historia e dashurisë mes Patos dhe Barbara Berlusconit ka përfunduar. Sipas revistës ‘Chi’, vajza e presidentit të Milanit ka vendosur të përfundojë marrëdhënien me ish-futbollistin e këtij ekipi, aktualisht tek Corinthias në Brazil. 

Në javët e kaluara Barbara ishte fotografuar në Sardenjë me Paton dhe kishte siguruar se nuk kishte asnjë problem mes tyre, por duket se distanca ka bërë të vetën.

Edhe vetë Pato ka konfirmuar lajmin nëpërmjet Twitter-it: “Pas dy vitesh e gjysmë dashurie dhe shumë gjërash të bukura, distanca i dha fund marrëdhënies.”

Ndërsa Barbara është shprehur: “Është e vërtetë, por nuk kam asnjë koment për të bërë. Është jeta ime private

Comments

Popular posts from this blog

Shqiptaret ne Amerike, kush deshtoi dhe kush po ben sukses

Liberta Spahiu – Profil

R.I.P. Monica Spear (Miss Venezuela 2004)