Nuk ka më kohë për familjen

Nuk ka më kohë për familjen
Familjet po kalojnë gjithmonë e më pak kohë së bashku sipas një sondazhi të zhvilluar në Britaninë e Madhe. 

Prindërit dhe fëmijët kalojnë mesatarisht vetëm 1 orë në ditë në shoqërinë e njëri-tjetrit si pasojë e kërkesave të jetës moderne. Puna, shkolla dhe kurset e ndryshme bëjnë që familja të mos mblidhet thuajse kurrë në shtëpi.

Madje edhe kur janë së bashku, pjesëtarët e familjes e kalojnë kohën pa folur përpara televizorit apo kompjuterit.

Shumica e 2000 personave të anketuar pranojnë se e vetmja periudhë e vitit kur kalojnë kohë me familjarët është ajo e pushimeve.

Comments

Popular posts from this blog

Shqiptaret ne Amerike, kush deshtoi dhe kush po ben sukses

Liberta Spahiu – Profil

R.I.P. Monica Spear (Miss Venezuela 2004)