Liberta Spahiu: Flirti me pelqen kur eshte me shije
Edhe pse vite e ndajne nga bota e bukurise, nuk rresht se kerkuari perpara aparatit ate, te paarritshmen. Do t’i duhet te sillet si modele, por sa te veshtire e ka, sepse kohet e fundit i eshte dashur te merret me gjithcka, pervecse nje seti fotografik. Liberta Spahiu shfaq sensin e saj seksi dhe me shikimin e mprehte tejet atraktiv ka deshmuar se eshte jo vetem nje vajze e bukur, por edhe nje vajze qe punon shume. Kjo eshte intervista qe ka dhene Liberta per “Telegraf” .
Liberta, cilesoheni si vajza e skenes dhe e suksesit? Ju si do ta perkufizonit veten me pak fjale?
Ashtu sic me keni pershkruar ne pjesen e pare te pyetjes. Jetoj per suksesin…
E re ne moshe dhe me sukses mbi supe, ky quhet guxim?
Guxim, por edhe dije. Tashme t’u bene disa vite qe je pjese e ekranit dhe “Klan Kosova”.
A eshte modelimi dhe gazetaria ajo qe mund te besh me mire ne televizion?
Une, pervec modelimit, jam edhe pjese e menaxhimit te “Klan Kosoves”.
Ishte e veshtire te krijoje nje identitet tendin televiziv?
Jo, sepse pjesa e identitetit tim ka qene e vulosur me heret, si Liberta.
Nese nuk do t’i ishe futur rruges se televizionit, cili do te ishte pasioni tjeter qe do te kishe ndjekur?
Mjeke, per shkak te natyres time qe njerezit mund te sherohen edhe pa i prekur.
Eshte me mire te prezantosh vetem, apo kur ke nje partner?
Partneri, ndonjehere eshte shtytje, eshte motiv, ndonjehere edhe pengese. Por, une gjithmone e zgjedh partnerin qe ta kem pjese timen.
Ekziston ndonje format televiziv qe ke enderr ta realizosh?
Po, nje program te nates per thyerjen e tabuve.
Liberta, me beri shume pershtypje perkushtimi ne setin e fotografive.
Miku im Arton Humolli, i eshte perkushtuar artit te fotografise dhe me te kam realizuar fotografite me te bukura ndonjehere. Dashamiret e ketij arti duhet te perfitojne nga krijimtaria e tij artistike. Kemi nje gjuhe te perbashket dhe puna me Artonin, gjithmone te respektueshem dhe modest, eshte shume e lehte dhe e kendshme.
Ju pelqen te pozoni nudo?
Nuk me pelqen, nuk kam paragjykime per te tjeret qe e bejne. Pjesa nudo me pelqen vetem per vete.
Refuzimi ka te beje me oferten, apo me mendimin tuaj qe jeni kunder pozimit nudo?
Nuk ia vlen qe kjo ceshtje te lidhet me ndonje oferte.
Sa vemendje i kushtoni pamjes suaj? Paraqitjen e le ne dore te grimiereve apo je dhe vete qe u jep ide?
Ia jap nderin dhe respektin nenes Lirie. Te tjeret, sikur Sellma, Kaci dhe Valdrini jane dekorim i se bukures – nenes sime. Imazhi juaj prej disa kohesh eshte bere i njohur si prezantuesja e motit ne “Klan Kosova”. Tashme jeni ne nje format tjeter televiziv.
Sa ka permbushur ai pritshmerite tuaja?
Prisni edhe do te shihni ne te ardhmen, ky eshte vetem fillimi.
Te mungon ndopak prezantimi i motit?
Eshte nje pjese e imja, e momentit, e kohes dhe e shikoj si pervoje timen te pare.
Sa veshtire eshte ne vendin tone te merren informacione sekrete per emisionin tend “Prive”?
Shume veshtire, per arsye se eshte ky vend hipokrit, tjeter mendojne, tjeter flasin, tjeter bejne. Dhe, harrojne qe keto te tria, kur bashkohen e krijojne lajmin ne “Prive”.
A hezitojne yjet tona te ballafaqohen me te gjitha thashethemet qe paraqiten ne “Prive”?
Asnje njeri nuk i deshiron thashethemet, por ne i bejme qe ata t’i marrin normalisht.
Na trego ndonje te vecante te punes ne realizimin e ketij emisioni.
Te jesh kudo ku ata jane, qe veten e quajne VIP, e ne te vertet “eanna be”.E keni menduar ndonjehere opsionin e nderrimit te televizionit?
Po, kur te behet ndonje me i mire. Per momentin, nuk ka.
Sa shanse dhe dyer te hap pamja juaj ne ekran?
Sigurisht qe pamja eshte nje arme shume e forte. Per aq minuta sa personi do te perqendrohet per te shikuar, sigurisht qe i pelqen te shikoje dicka te bukur dhe terheqese. Pastaj, edhe pjesa qe ti nxjerr nga goja, qe ta besh tjetrin te te ndjeke, ka rendesi shume te vecante, sepse, nese nuk je ne nivelin e duhur, mund te nderrohet lehtesish kanali.
Ti vjen nga bota e televizionit, ne keto momente, megjithate modelingun le te themi e ke nje tjeter profesion tendin. Çfare te lidh kaq shume me keto te dyja dhe ku e mendon te ardhmen tende?
Modelimi ka te beje me te bukuren. Te ardhmen e mendoj vetem ne televizion.
Cili eshte sekreti juaj i formave te bukura fizike?
Ushtrimet, natyrisht qe nuk i kuptoj njerezit qe shendoshen pa ia dhene kuptimin vetes.
Liberta, c’do te thote per ty te kesh stil? Sa kohe te eshte nevojitur qe te besh stilin tend?
Stili eshte nje gje qe lind, nuk krijohet rruges, per kete arsye, secili duhet te kete stilin e vet. Nuk me eshte dashur shume kohe per stilin tim, ai ka lindur me mua.
Na trego pak cila eshte veshja e fundit qe ke blere?
Blej me shume kepuce dhe canta. Valdrini ben dizajnet me se shpeshti.
Po te hapesh dollapin tend, cfare do te gjejme me shumice aty brenda?
Gjithcka.
Po nese hap frigoriferin?
Karota, veze, uje, jogurt, djathe…etj.
Liberta, nese te njohur te tjere jane gjithmone nen vemendjen e medieve, ti ke qene shume e terhequr dhe shume e kujdesshme per jeten tende private?
Vleresimet per jeten private ia le vetes.
Kurioziteti i shtyn te gjithe te dine nese jeni e dashuruar?
Po, jam.
Per cilet tipa meshkuj mendon se je e preferuar, terheqese…?
Intelektualet arrogant qe thyhen sapo e kuptojne se natyra ime eshte krejt dicka tjeter nga ajo qe mendojne.
Po ty cilet tipa te pelqejne?
“Gaborret”, qe kane sharm…
Keni guximin qe t’i shfaqni tjetrit ndjenjen qe keni per ate?
Guximin e shfaq ne menyren time dhe e them me nje vrazhdesi qe le te nenkuptohet se fjalet qe i them e qe jane te vrazhda, tingellojne bukur, jane fjale dashurie. E bej te kunderten e gjitha femrave tjera.
re kerkon ti ne nje lidhje?
Qartesi.
Te pelqen te flirtojne me ty?
Eshte sikur pjese e lekures time. Edhe flirti me pelqen kur eshte me shije.
Ç’mendim keni per meshkujt? Shume femra mendojne se ata kane me shume fjale sesa vepra?
S’mund te kete pergjithesime. Duhet te jesh e zgjuar ta kuptosh te verteten, mashtrojne meshkujt, por edhe femrat. Prandaj, sic e thashe edhe me heret, une i dua meshkujt e qarte e jo meshkujt qe jane hipokrit.
Meqe jemi ne sezon veror e keni zgjedhur periudhen e pushimeve?
Periudha e pushimeve per mua do te jete muaji gusht, por shpresoj qe do ta beje per here te dyte ne Amerike.
Çfare do besh tani pasi te mbarojme kete interviste?
E kam emisionin e veres tash menjehere. Eshte risi ne televizionin “Klan” dhe, po ashtu i kendshem per mua.
Comments
Post a Comment