Halle Berry martohet në Francë

Halle Berry martohet në Francë
Aktorja fituese e çmimit Oscar Halle Berry është martuar me aktorin francez Olivier Martinez. Sipas ‘The Sun’, çifti ka shkëmbyer unazat në një ceremoni të thjeshtë në Valeri të Francës. 

Mendohet se të pranishëm kanë qenë rreth 60 të ftuar, përfshi këtu edhe vajzën 5-vjeçare të Halle Berry.

Aktorja hollivudiane aktualisht është në pritje të një djali nga bashkëshorti i saj.

Kjo është martesa e tretë për Berry. Ajo ka qenë e martuar më parë me lojtarin e bejzbollit David Justice dhe këngëtarin Eric Benet. Pas divorcit të dytë aktorja kishte premtuar se nuk do të martohej më kurrë, por nuk e ka mbajtur fjalën.

Halle Berry dhe Olivier Martinez janë lidhur në gusht të vitit 2010.

Comments

Popular posts from this blog

Shqiptaret ne Amerike, kush deshtoi dhe kush po ben sukses

Liberta Spahiu – Profil

R.I.P. Monica Spear (Miss Venezuela 2004)