Eni Koçi pas pushimeve në Turqi, feston ditëlindjen në Tiranë

Menjëherë pas ditëve të lodhshme të fushatës elektorale, ku ishte angazhuar me kohë të plotë, këngëtarja Eni Koçi është nisur drejt Turqisë për të pushuar. Ajo ka zgjedhur të pushojë pranë prindërve të saj dhe sigurisht pranë së motrës, edhe ajo këngëtare, Greta Koçit. Mirëpo duket se edhe pushimet kanë pasur një arsye për t’u mbyllur shpejt, pasi Eni është kthyer në Tiranë për të festuar ditëlindjen. Ajo ka festuar mbrëmë ditëlindjen në një prej klabeve të kryeqytetit e rrethuar nga njerëzit e dashur. Edhe 100 vite Enit! 

Comments

Popular posts from this blog

Shqiptaret ne Amerike, kush deshtoi dhe kush po ben sukses

Liberta Spahiu – Profil

R.I.P. Monica Spear (Miss Venezuela 2004)