Edicioni i II i Summerfest
Këtë të djelë fillon rrugëtimin e përjavshëm edicioni i dytë i Summerfest, aktiviteti i cili prej vitit të shkuar po krijon një traditë të muajve të verës.
Ekipi i Top Channel do të udhëtojë sërish në disa prej qyteteve më të mëdha të vendit si Durrësi, Pogradeci, Korça, Vlora dhe Saranda, prej nga çdo të djelë do të ofrojë për publikun e këtyre qyteteve, por edhe për teleshikuesit, një spektakël të pasur e argëtues, i cili përfshin performanca nga më të ndryshmet.
Edhe këtë vit nuk do të mungojë panairi, i cili do të qëndrojë i hapur në secilin prej qyteteve gjatë gjithë ditëve të djela, ku do të ofrohen produkte dhe shërbime të ndryshme.
Eventi mbështetet edhe nga bashkitë e qyteteve që do të jenë pjesë e rrugëtimit, i cili nis këtë të djelë në Tiranë me mbështetjen e bashkisë së kryeqytetit.
“Fillon me Tiranën. Ka surpriza të shumta, aktorët e “Portokalli” janë pjesë, modelet me performancat e tyre dhe pjesë të tjera si ato me cirkun, panairin, etj”, thotë Ledja Liku, drejtuese e projektit.
Pjesë e eventit do të jetë edhe këtë radhë trupa e baletit e Top Channel. Moderatorë të spektaklit janë Ardit Roshi dhe Luana Vjollca, të cilët së bashku me skenografin Fatmir Minga, skenaristin Olti Curri dhe gjithë ekipin organizues do të punojnë për të ofruar një shfaqje të kompletuar.
Regjia televizive i është besuar Ergys Lubonjës. Të pranishëm do të jenë mjaft nga këngëtarët që kanë marrë pjesë në edicionin e kaluar, por këtë radhë disa prej tyre vijnë me hite të reja. Një risi në skenën e Summerfest janë edhe këngëtarët e rinj.
“Në rrethe do ketë edhe këngëtarë vendas. Këngëtarët e njohur si Jonida, DJ. Blunt dhe të tjerë do të vijnë me hite të reja këtë sezon. Pra, e gjithë Shqipëria do të jetë në festë në Summerfest”, saktëson Liku.

Comments
Post a Comment