Celine Dion tregon problemet e martesës së saj

Kanë një martesë 18-vjeçare (që për botën e spektaklit është një kohë shumë e gjatë), por Celine Dion ka theksuar se lidhja me Rene Angelil, i cili është njëkohësisht edhe menaxheri i saj, nuk ka qenë gjithmonë “fushë me lule”.

Duke folur për revistën ‘Vegas Deluxe’, këngëtarja tha: “Kemi pasur momentet tona të këqia. Nuk ka qenë gjithmonë e lehtë. Kurrë nuk është e lehtë marrëdhënia burrë-grua dhe po t’i shtosh debatet që kemi pasur për koncertet, shfaqjet apo udhëtimet bëhet edhe më e vështirë.”

Cifti ka një diferencë moshe prej 26 vitesh dhe Dion është shprehur se komunikimi nuk ka qenë i mirë deri para 7 viteve.

“I kërkova këshillë një shoqeje, e cila më mësoi si t’i thoja gjërat në mënyrën e duhur. Komunikimi është shumë i rëndësishëm në martesë. Nëse flet për gjithçka me partnerin, të duket vetja sikur je në muaj mjalti gjatë gjithë kohës. Komunikimi është sekreti.”

Comments

Popular posts from this blog

Shqiptaret ne Amerike, kush deshtoi dhe kush po ben sukses

Liberta Spahiu – Profil

R.I.P. Monica Spear (Miss Venezuela 2004)