Britania legalizon martesat homoseksuale

Britania legalizon martesat homoseksuale
Britania e Madhe legalizoi martesat për çiftet homoseksuale. Mbretëresha Elizabeth dekretoi ligjin e miratuar më herët në dy dhomat e parlamentit. 

Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, John Bercow deklaroi se “bekimi mbretëror” për këtë ligj mbërriti ditën e mërkurë. Aprovimi nga Mbretëresha ishte thjesht një formalitet. 

Ligji do të hyjë në fuqi verën e vitit të ardhshëm dhe u njeh cifteve homoseksuale të drejtën për t’u martuar si në formën civile, ashtu edhe në atë fetare. 

Juridiksioni i këtij ligji do të shtrihet vetëm në Angli dhe në Uells, jo në zonat e tjera të Britanisë së Madhe dhe do të hyjë në fuqi verën e vitit të ardhshëm. 

Aktualisht, marrëdhëniet mes cifteve të së njëjtës gjini, rregullohen nga një ligj që i cilëson ata “partnerë civilë”. Norma që hyn në fuqi vitin e ardhshëm, u jep mundësinë këtyre cifteve për të ndryshuar statusin e tyre, nga “partnerë civilë” në “të martuar”.

Comments

Popular posts from this blog

Shqiptaret ne Amerike, kush deshtoi dhe kush po ben sukses

Liberta Spahiu – Profil

R.I.P. Monica Spear (Miss Venezuela 2004)