“Brangeline”, gati martesa

“Brangeline”, gati martesa
Brad Pitt në Francë për përgatitjen e ceremonisë
Në shenjë mbështetjeje për homoseksualët, ata patën deklaruar se nuk do të martoheshin deri kur në Francë të lejohej martesa për këdo. 

Dhe tani, kur në Francë Gjykata Supreme i hapi dritën jeshile martesave të të njëjtit seks, Brad Pitt dhe Angeline Jolie duke se kanë nisur përgatitjet për ceremoninë e kurorëzimit të lidhjes së tyre shumë-vjeçare. 

E duket se me organizimin do të merret vetë aktori. 49-vjeçari ndodhet në Francë që prej mëngjesit të së mërkurës në Francë, ku sipas mediave franceze është takuar me planifikuesin e ceremonisë martesore. 

Nuk ka një datë, por banorët vendas në Brignoles, aty ku cifti i famshëm hollivudian zotëron një kompleks, thonë se janë përforcuar zërat për zhvillimin e një ceremonie martesore shumë shpejt.

“Në qytezë flasin se më në fund Brad dhe Angeline do të martohen. Dyqanet vendase janë kontaktuar për disa produkte shtesë dhe konstruksioni i banesës së tyre përfundoi”, citohet një banor vendas nga revista franceze gossip, X17. 

Angeline Jolie dhe Brad Pitt, njohur ndryshe si “Brangeline”, janë bashkë që prej vitit 2005. Për zhvillimin e ceremonisë së tyre martesore është përfolur shumë dhe gjatë, por vetë cifit, vitin e kaluar deklaroi se nuk do të martoheshin, deri në momentin kur në Francë kjo e drejtë të ishte e barabartë për të gjithë. 

Ata janë prindër të 6 fëmijëve, 3 të tyrët dhe 3 të adoptuar ndër vite.

Comments

Popular posts from this blog

Shqiptaret ne Amerike, kush deshtoi dhe kush po ben sukses

Liberta Spahiu – Profil

R.I.P. Monica Spear (Miss Venezuela 2004)