Ndjeshmëria, pika e dobët e Dren Abazit

Dren Abazi thotë se ai është një person shumë i ndjeshëm dhe se do të dëshironte të mos e kishte këtë pikë të dobët.
Ai ka dhënë një intervistë për të përditshmen shqiptare Koha Jonë dhe mes tjerash është pyetur edhe për karakterin tij.
“Pika e dobt? Jam shumë i ndjeshëm. Do të doja të mos isha kaq shumë”, ka thënë këngëtari kosovar.
Dreni thotë se është një person i drejtpërdrejtë dhe gjithçka e thotë në sy.
“I drejtpërdrejtë në shprehjen e mendimeve që kam në raport me njerëzit. Shumë herë më ka ndodhur të lëndoj dikë pikërisht për këtë arsye. I them gjithmonë në sy, si të mirat, ashtu edhe të këqijat”, ka shtuar Dreni.

Comments

Popular posts from this blog

Shqiptaret ne Amerike, kush deshtoi dhe kush po ben sukses

Liberta Spahiu – Profil

R.I.P. Monica Spear (Miss Venezuela 2004)